Më 2025 nuk ka pasur shkëmbim të energjisë elektrike ndërmjet KEK-ut dhe KESH-it, respektivisht Kosovës dhe Shqipërisë. Edhe pse, zyrtarisht, marrëveshja mbetet në fuqi, tash e pesë muaj shkëmbimet janë ndërprerë.
Tash e pesë muaj Korporata Energjetike Kosovës dhe Korporata Elektroenergjitike e Shqipërisë nuk janë duke shkëmbyer energji elektrike.
Kjo përkundër që marrëveshja për këmbimin e tepricave të energjisë ndërmjet KEK-ut dhe KESH-it, varësisht kushteve atmosferike dhe kur njëra ose tjetra ka nevojë, e nënshkruar vite më parë, zyrtarisht, mbetet në fuqi.
Derisa deponimet e fundit u regjistruan në dhjetor 2024, ndërmarrja publike kosovare vitin e kaluar e mbylli me bilanc negativ nga shkëmbimet me homologët në Shqipëri.
“Viti 2024 është përmbyllur me 3,384 megavatë orë obligim i KEK ndaj KESH-it, Gjatë vitit 2025 nuk ka pasur shkëmbim në mes të KEK dhe KESH”, thuhet nga KEK-u.
Para kësaj ndërprerjeje, dimrin e fundit niveli i depozitave nga Shqipëria shënoi ulje krahasuar me atë paraprak, sipas të dhënave që KESH-i.
“Në këtë stinë dimri, sasia e energjisë që KESH sh.a. ka depozituar në KEK sh.a. është 4,927 megavatë orë, ndërsa dimrin e kaluar sasia ka qenë 6,320 megavatë orë”, thuhet nga KESH, shkruan Dukagjini.
Në krijimin e situatës së re kanë ndikuar angazhimet në Bursën Shqiptare e Energjisë – ALPEX, bashkëpronare të së cilës janë Shqipëria dhe Kosova.
“Prioritet i KEK-ut është kthimi i energjisë që është obligim i akumuluar, të gjitha kapacitetet e lira në dispozicion në linjën e transmetimit Kosovë – Shqipëri nga muaji Dhjetor 2024, i alokohen Bursës shqiptare të energjisë ALPEX, prandaj është e pamundur të planifikohet Deponimi i tepricave nga ana e KEK-ut”, thuhet nga KEK-u.
Ndikimi i ALPEX-it u konfirmua edhe nga Korporata Elektroenergjitike e Shqipërisë.
“Implementimi i ALPEX në Shqipëri dhe Kosovë ka rritur mundësitë e shoqërive për akomodim të energjisë elektrike në rast të tepricave ose sigurimin e furnizimit në rast mungese të energjisë elektrike. Gjithashtu, palët kanë shkëmbyer energji elektrike duke shfrytëzuar kapacitetet e interkoneksionit, të cilat lirohen nga Bursa ALPEX pas tregtimit të energjisë elektrike në intraday”, thuhet nga KESH.
Bazuar në marrëveshjen ndërmjet dy ndërmarrjeve publike, shkëmbimi bëhet sipas parimit megavat për megavat – ndërsa me tregtimin në bursë ndryshon varësisht momentit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);