Të enjten në emisionin “DPT te Fidani” me Fidan Jupollin në Klan Kosova i ftuar do të jetë kandidati i Bashkimit Demokratik për Prizrenin për kryetar të kësaj komune, Zafir Berisha.
Në pjesën e intervistës kryesore do të flasim për kandidaturën e tij për kryetar të Prizrenit.
Gjithashtu, me Berishën do të diskutojmë për fushatën, prioritetet e tij për qeverisjen në Prizren, si dhe për garën me kundërkandidatët e koalicionet e mundshme në këtë komunë.
Pse ia mësy garës për Prizrenin?
Me cilën nga partitë do të pranonte të hynte në koalicion në Prizren?
Cila do të jetë puna e parë që do të bëjë Berisha, në rast se bëhet kryetar?
Këto dhe shumë të tjera mund t’i ndiqni sot në emisionin ‘DPT te Fidani’ me Fidan Jupollin nga ora 17:45 në Klan Kosova dhe në kanalin zyrtar në Youtube.
The post Pse ia mësyu garës për Prizrenin? – Zafir Berisha sot në “DPT te Fidani” appeared first on Klan Kosova.