E enjte, 24 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmePse ia mësyu garës për Prizrenin? – Driton Selmanaj sot të “DPT...

Pse ia mësyu garës për Prizrenin? – Driton Selmanaj sot të “DPT te Fidani”

Të mërkurën në emisionin “DPT te Fidani” me Fidan Jupollin në Klan Kosova e ftuar do të jetë kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prizrenit, Driton Selmanaj.

Në pjesën e intervistës kryesore do të flasim për kandidaturën e tij për kryetar të Prizrenit si dhe për plan programin e tij për qeverisjen e kësaj komune.

Gjithashtu, me Selmanajn do të flasim edhe për krizën në skenën politike, si dhe për kërkesën e presidentes Vjosa Osmani për pezullimin e afatit 30 ditor për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Pse ia mësyu Driton Selmanaj garës për Prizrenin?

Cilat janë projektet e para që ai do t’i shtyj nëse e merr mandatin?

A po anon presidentja me kërkesën për pezullim të afatit të vendosur nga Kushtetuesja?

Këto dhe shumë të tjera mund t’i ndiqni sot në emisionin ‘DPT te Fidani’ me Fidan Jupollin nga ora 17:45 në Klan Kosova dhe në kanalin zyrtar në Youtube.

The post Pse ia mësyu garës për Prizrenin? – Driton Selmanaj sot të “DPT te Fidani” appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT