Të martën në emisionin “DPT te Fidani” me Fidan Jupollin në Klan Kosova i ftuar do të jetë deputeti, njëherësh edhe kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Podujevës, Ekrem Hyseni.
Në pjesën e intervistës kryesore do të flasim për kandidaturën e tij për kryetar të Podujevës si dhe për planprogramin e tij për qeverisjen e kësaj komune.
Gjithashtu, me Hysenin do të flasim edhe për krizën në skenën politike, si dhe për vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese.
Pse ia mësyeu Ekrem Hyseni garës për Podujevën?
Cilat janë projektet e para që ai do t’i shtyj nëse e merr mandatin?
Këto dhe shumë të tjera mund t’i ndiqni sot në emisionin ‘DPT te Fidani’ me Fidan Jupollin nga ora 17:45 në Klan Kosova dhe në kanalin zyrtar në Youtube.
The post Pse ia mësyeu garës për Podujevën? – Ekrem Hyseni sot në “DPT te Fidani” appeared first on Klan Kosova.