Pse fustani i Taylor Swift është kaq i veçantë, sa të gjithë po mahniten me të?

Pse fustani i Taylor Swift është kaq i veçantë, sa të gjithë po mahniten me të?

Krijimet e saj me kristale janë bërë qendra e estetikës vizuale të albumit më të ri të Taylor Swift – “The Life of a Showgirl”, si dhe në videoklipin e hit-singlit “The Fate of Ophelia”

Kur Kelsey Randall e themeloi markën e saj të modës në vitin 2015, në krye të listës së ëndrrave të saj qëndronte një emër – Taylor Swift. Dhjetë vjet më vonë, ajo ëndërr u bë realitet.


Krijimet e saj përrallore u bënë pjesë qendrore e estetikës së re të Taylorit, ndërsa vetë stilistja dha një intervistë ekskluzive për Page Six Style:

“Dizajnoj për njerëz që duan të jenë në qendër të vëmendjes – qoftë një nuse në ditën e dasmës apo një yll popi”, thotë Randall, duke shtuar se zakonisht realizon fustane me porosi, me histori dhe shpirt.

Por më pas ndodhi diçka e papritur. Në mars të vitit 2025, Randall mori një mesazh në Instagram nga anëtarë të ekipit të Taylor Swift. Ata kërkonin një fustan nga koleksioni i saj i mëparshëm, por ai fustan nuk ishte më i disponueshëm.

“Ishte vjedhur gjatë një xhirimi të mëparshëm. U ndjeva e zhgënjyer, por e dija që do ta gjenim një zgjidhje”, tregon stilistja.

Megjithatë, fati kishte plane të tjera.

Ekipi i Taylor-it rastësisht gjeti një fustan unik, kurrë të veshur më parë, nga arkiva personale e Randall-it.

“Ishte një stil shumë i ngjashëm me atë që kishin kërkuar fillimisht”, tregon ajo.

Bëhej fjalë për një fustan të artë me gurë të gjelbër dhe detaje nga kristale origjinale llambadarësh. Krijimi përfaqësonte në mënyrë të përkryer estetikën e “showgirl”, femërore, joshëse dhe mahnitëse në shkëlqim.

Pas këtij suksesi të parë, stilisti i Taylor-it kërkoi edhe një fustan të dytë, me frymën e njëjtë “showgirl”.

Kelsey dhe ekipi i saj u morën me obsesion me nuancat, kristalet dhe lëvizjet e fijet e zbukurimit. Fustani kishte një strukturë bazë nga pleksiglas transparent, që krijonte iluzionin e lëkurës së zhveshur.

Por materialet mbërritën me vonesë dhe stilistja kishte vetëm 13 ditë kohë për ta përfunduar. Asaj iu bashkuan shoqet, bashkëpunëtoret dhe madje bashkëshorti, për ta mbaruar në kohë.

Fustani përfundimisht u shfaq në skena finale të videoklipit “The Fate of Ophelia”, i cili u shfaq ekskluzivisht në kinema.

Randall pranon se ka qarë kur e pa për herë të parë në ekranin e madh:

“Ishte një moment i paharrueshëm, sepse kuptova që krijimi im më në fund mori jetë”.

/Telegrafi/