Pse flisni për ‘Topin e Artë’ pa përfunduar sezoni? – Indeksonline.net

Pse flisni për ‘Topin e Artë’ pa përfunduar sezoni? – Indeksonline.net

Sulmuesi i Barcelonës, Robert Lewandowski shënoi dy gola në fitoren 4:0 ndaj Borussia Dortmund në ndeshjen e parë çerekfinale të UEFA Champions League.

Pas ndeshjes, Leëa dha një intervistë dhe u pyet rreth ‘Topit të Artë’, që sigurisht do jetë një garë interesante këtë sezon, shkruan Indeksonline

Lewandowski i cili ka shënuar 40 gola këtë sezon me Barçën, tha se nuk duhet diskutuar për këtë çmim individual pa përfunduar sezoni.

“Unë nuk i kuptoj njerëzit pse flasin për Topin e Artë në fillim të sezonit, ende pa përfunduar. Ne kemi shumë punë për të bërë”, u shpreh Lewa pas ndeshjes.

Kujtojmë që Barcelona pothuajse e ka siguruar gjysmëfinalen në Ligën e Kampionëve dhe ndeshja e kthimit zhvillohet javën e ardhshme në “Iduna Park”./Indeksonline/