Hithra rekomandohet për trajtimin e disa sëmundjeve dhe është një nga bimët natyrale medicinale më të zakonshme.
Hithrat që rriten dhe nisin të lulëzojnë nga stina e pranverës e deri në vjeshtë janë shumë të dobishme për shëndetin e përgjithshëm.
Poashtu, nëse nuk e keni ditur, hithra përdoret edhe për masazh kundër dhimbjeve reumatike, gjë që nisi të përdorej fillimisht në Greqi dhe prej atëherë, njerëzit nisin të shpërfillin djegien që vjen si pasojë e kontaktit me lëkurën.
Hithra ndihmon metabolizmin dhe nxit sekretimin e lëngjeve të tretjes.
Poashtu ndihmon për infeksionet e traktit urinar, pastron gjakun dhe trupin nga toksinat, ndihmon me sëmundjet e veshkave, inflamacionin e fishkëzës së tëmthit dhe ulçerën e stomakut.