Partia Demokratike e Kosovës tashmë e ka zyrtarizuar kandidatin që do të garojë në zgjedhjet e 12 tetorit për të parin e Mitrovicës.
Mirëpo, ai nuk do të jetë kryetari aktual Bedri Hamza, por zëvedësi i tij, Arian Tahiri.
E lidhur me arsyet e mundshme se pse nuk po kandidon Hamza, detaje në emisionin e mëngjesit në Klan Kosova ka dhënë, korrespodenti nga qyteti i Mitrovicës, Urall Boshnjaku.
Ai tha se me gjasë Hamza, i cili ka qenë edhe kandidat i PDK-së për kryeministër në zgjedhjet e 9 shkurtit, do të angazhohet në nivelin qendror.
“Ndërsa për këtë e ka lënë Arian Tahirin, i cili ka qenë nënkryetar i tij për katër vjet dhe ka krijuar edhe një besim te qytetarët, besim të cilin PDK po vlerëson se do të përkthehet edhe në votë”, deklaroi Boshnjaku në Klan Kosova.
The post Pse Bedri Hamza nuk po kandidon sërish për kryetar të Mitrovicës? (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.