Kur na ndajnë më pak se dy orë para protestës, tashmë mijëra qytetarë, prej tyre bashkëluftëtar të UÇK-së, mërgimtarë nga diaspora si dhe qytetarë nga Kosovës, janë mbledhur në parkun afër muzeut Madurodam në Hagë të Holandës për të protestuar kundër Gjykatës Speciale.
Nga pamjet që ka dërguar gazetarja e Klan Kosovës, Rina Mujku, e cila po përcjell këtë protestë, shihen një numër i madh i flamujve të UÇK-së.
Në sfond dëgjohen zërat e protestuesve që thërrasin emrat e ish-krerëve të UÇK-së.
“Kadri Veseli, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi”, thërrasin ata.
Ndërkohë, mes thirrjeve te protestuesve jehonin tingujt e këngës ‘Marshi i UÇK-së’, të interpretuar nga Arif Vladi.
Pamjet që ka dërguar gazetarja Rina Mujku nga Haga si në vijim:
The post Protestuesit nisin të mblidhen në parkun afër muzeut Madurodam – kërkojnë drejtësi për çlirimtarët (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.