E mërkurë, 30 Prill, 2025
spot_img
HomeLajmeProtestuesit dhe deputetët e PD-së nisen drejt Bashkisë Tiranë

Protestuesit dhe deputetët e PD-së nisen drejt Bashkisë Tiranë

Protesta e radhës kombëtare e PD-së dhe opozitës në Shqipëri është shoqëruar me përplasje të shumta mes tyre dhe policisë.

Me qindra automjete kanë mbetur të bllokuara për minuta të tëra në zonën e Zogut të Zi, Pallatit me Shigjeta, sheshi Uillson, rruga e Elbasanit dhe në qendër pranë baskisë, për shkak të bllokimi të këtyre akseve nga ana e protestuesve të opozitës.

Rreth dy orë pas nisjes së kësaj proteste, një pjesë e protestuesve dhe deputetëve të opozitës janë drejtuar për te bashkia e Tiranës për t’u bashkuar me pjesën tjetër të protestuesve të grumbulluar në atë zonë që nga nisja e protestës rreth orës 17:00. /euronews.al

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT