Protestuesit brohorasin emrin e Thaçit pas protestës në Hagë, policia rrethon Gjykatën Speciale

news image

Ka përfunduar protesta në Hagë, me mijëra njerëz që pasi u mblodhën në një park në afërsi të Gjykatës Speciale, nisën të shpërndaheshin.

Disa protestues janë afruar te objekti i Speciales duke brohoritur emrin e ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili bashkë me ish-krerë të tjerë të UÇK-së po mbahen në paraburgim, nën akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Në mbyllje të protestës, pjesmarrësve iu kërkua të shpërndahen të qetë, “pa shkaktuar asnjë incident, në mënyrë që të mos kemi asnjë problem me autoritetet shtetërore”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/