Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ka njoftuar se nga nesër (më 26 janar), në të gjitha pikat kufitare të Kosovës me Serbinë do të ndërpritet qarkullimi i kamionëve.
Arsyeja e kësaj ndalese, do të jenë protestat që do të organizohen nga shoferët si pasojë e masave të ndërmarra nga Bashkimi Evropian për shoferët e kamionëve të rajonit.
Në njoftim thuhet se protesta do të mbahet në territorin e Serbisë dhe mund të zgjasë shtatë ditë, transmeton Klankosova.tv.
Njoftimi i plotë:
Sipas njoftimit të pranuar nga zyrtarët kufitar të palës serbe, prej nesër datë, 26.01.2026, me fillim nga ora 12:00, do të ketë ndërprerje të qarkullimit të kamionëve, në të gjitha PKK me Serbinë, si pasojë e masave të ndërmarra nga BE për shoferët e kamionëve të rajonit. Sipas njoftimit protesta do të mbahet në territorin e Serbisë dhe mund të zgjasë shtatë ditë.
Këto protesta do të ndikojnë në qarkullimin e mjeteve të transportit, mallrave dhe mbingarkojnë trafikun në zonat kufitare të RKS me vendet e rajonit, që janë përfshirë në protesta.
Për më tepër shoqatat e transportit të mallrave ose shoferët e kamionëve mund të mbajnë kontakte me homologët e tyre ose kolegët e tyre në rajon. Për çdo informatë shtesë kontaktoni QKMK, në numrat +38345198000, +38345198606 dhe në nr pa pagesë 080050095. Ju falënderojmë për bashkëpunim.


