E shtunë, 26 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeProtestoi ndaj Fitore Pacollit, qytetari lirohet pas intervistimit nga Policia – ndaj...

Protestoi ndaj Fitore Pacollit, qytetari lirohet pas intervistimit nga Policia – ndaj tij niset hetim për kanosje

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se qytetari Agim Pllashniku është liruar pas intervistimit në stacionin policor, në lidhje me protestën ndaj deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, konfirmoi për Klankosova.tv se ndaj Pllashnikut është iniciuar hetim për veprën penale “Kanosje”.

“Referuar këtij rasti, i dyshuari është ftuar për intervistim nga ana e policisë dhe me rekomandimin e prokurorit të shtetit, ndaj tij është iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale ‘Kanosja’, dhe i njëjti më pas është proceduar i lirë”, deklaroi Borovci.

Rasti ndodhi sot, kur Pllashniku protestoi në mënyrë simbolike ndaj deputetes Pacolli në një lokal, duke i dorëzuar një kupon fiskal dhe duke e quajtur atë “hajdute”.

Hetimet për rastin janë duke vazhduar në koordinim me Prokurorinë e Shtetit. /Klankosova.tv

The post Protestoi ndaj Fitore Pacollit, qytetari lirohet pas intervistimit nga Policia – ndaj tij niset hetim për kanosje appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT