Në Bratislavë dhe qytete të tjera të Sllovakisë, mijëra qytetarë dolën në protesta për të shprehur pakënaqësinë ndaj vizitës së fundit të kryeministrit Robert Fico në Rusi, shkruan Gazeta Sinjali.
Kryeministri sllovak ishte i vetmi lider nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian që mori pjesë në ceremonitë e mbajtura në Moskë për 80-vjetorin e fitores kundër Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore.
Protestuesit u mblodhën në Sheshin e Lirisë në kryeqytet, ku mbanin parulla si: “Sllovakia është Evropë”, “Me Ficon na ka ardhur në majë të hundës” dhe “Qëndro në Moskë”, duke theksuar se Fico nuk përfaqëson të gjithë popullin sllovak.
Nga ana tjetër, Kremlini e ka shndërruar Ditën e Fitores në një mundësi për të treguar fuqinë ushtarake të Rusisë. Presidenti Vladimir Putin vlerësoi ushtarët rusë që janë të angazhuar në luftën në Ukrainë, duke thënë se është krenar për kurajën e tyre.
Në një video-mesazh të shpërndarë pas vizitës, kryeministri sllovak Fico u shpreh: “Synimi im ishte të krijoja një marrëdhënie normale dhe miqësore me Rusinë”.
Këto tubime janë pjesë e një vale të vazhdueshme protestash që kanë shpërthyer që nga dhjetori, kur Fico zhvilloi një takim me presidentin Putin për të diskutuar çështjet e furnizimit me gaz.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);