E hënë, 23 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmeProtestë në Mitrovicën e Veriut kundër mbylljes së palestrës sportive për fëmijë

Protestë në Mitrovicën e Veriut kundër mbylljes së palestrës sportive për fëmijë

Para palestrës sportive në Mitrovicën e Veriut, e cila u mbyll dje me vendim të Komunës së Mitrovicës së Veriut, u mbajt një protestë nga fëmijët që stërviteshin atje, prindërit e tyre dhe trajnerët. Para palestrës ishin të pranishëm edhe pjesëtarë të policisë, shkruan Gazeta Sinjali.

Në tubim morën pjesë sportistë të rinj, prindër dhe trajnerë të klubeve që përdornin këtë hapësirë për aktivitetet sportive. Komuna kishte ndërruar bravat dhe kishte urdhëruar largimin e punonjësve nga objekti.

Të rinjtë dhe trajnerët e konsideruan këtë veprim “mohim të së drejtës së fëmijëve për t’u marrë me sport” dhe paralajmëruan vazhdimin e protestave deri në rikthimin e palestrës në shërbim të sportistëve të qytetit. Protesta e radhës është paralajmëruar për të hënën.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT