E hënë, 2 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmeProtestë masive në Athinë: “Liri për Palestinën” – Mijëra qytetarë marshojnë drejt...

Protestë masive në Athinë: “Liri për Palestinën” – Mijëra qytetarë marshojnë drejt Ambasadës Izraelite

Mijëra protestues pro-palestinezë marshuan këtë të shtunë drejt Ambasadës Izraelite në Athinë, duke kërkuar përfundimin e menjëhershëm të ofensivës izraelite në Rripin e Gazës, shkruan Gazeta Sinjali.

Duke mbajtur flamuj palestinezë dhe duke brohoritur “Liri për Palestinën”, qytetarët shprehën solidaritetin me popullin palestinez dhe dënuan ashpër bombardimet, të cilat i cilësuan si masakër ndaj civilëve.

“Tragjedia më e madhe është që viktimat janë civilët, janë fëmijët,” deklaroi një prej protestuesve, duke paralajmëruar për rrezikun e vdekjes nga uria të mijëra fëmijëve nëse nuk dërgohet ndihmë humanitare.

Protestues të shumtë theksuan se nuk mund të mbyllin sytë para katastrofës humanitare që po ndodh në Gaza, ndërsa shprehën indinjatën për heshtjen ndërkombëtare. “Do bëjmë gjithçka që të ndalet kjo,” tha një protestuese e re.

Protesta u organizua nga konfederata sindikale PAME, e afërt me Partinë Komuniste të Greqisë, në bashkëpunim me disa organizata të shoqërisë civile. Atmosfera në Athinë ishte e tensionuar, por pa incidente të raportuara.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT