E enjte, 12 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmeProtestat në Los Angeles, Trump: Nëse nuk do ta kisha dërguar Gardën...

Protestat në Los Angeles, Trump: Nëse nuk do ta kisha dërguar Gardën Kombëtare, ky qytet do të ishte djegur

Presidenti Donald Trump ka mbrojtur vendimin e tij për të dërguar Gardën Kombëtare në Los Angeles, për t’u përballur me protestat që shpërthyen kundër arrestimeve të imigrantëve.

Në një postim në Truth Social, Trump theksoi se, sipas tij, “nëse nuk do të kisha dërguar trupa në Los Angeles gjatë tre netëve të fundit, ky qytet i bukur dhe i mrekullueshëm, do të ishte djegur plotësisht tani, ashtu si 25,000 shtëpi në Los Angeles u dogjën për shkak të një guvernatori dhe kryetari bashkie të paaftë”, duke iu referuar zjarreve që goditën shtetin në fillim të këtij viti.

Përveç Gardës Kombëtare, 700 marinarë janë gjithashtu dërguar në Los Angeles për të ndihmuar në përballimin e protestave, siç raportoi CNN.

Kryetarja e bashkisë së Los Angeles, Karen Bass, ka kritikuar vendimin e qeverisë për dërgimin e trupave, duke e quajtur këtë një “rast prove” për heqjen e pushtetit nga autoritetet lokale.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT