Protesta “Unë jam UÇK” në Tiranë, Lati: Marrin pjesë nga krejt vendet ku folet shqip (VIDEO)

Protesta “Unë jam UÇK” në Tiranë, Lati: Marrin pjesë nga krejt vendet ku folet shqip (VIDEO)

Nesër me fillim nga ora 17:00, në Tiranë do të mbahet protesta e radhës ku kërkohet drejtësi për ish-krerët e UÇK-së, të cilët po gjykohen në Hagë.

Lidhur me këtë organizim detaje ka dhënë Emin Lati, kryetar i OVL UÇK-së, dega në Skenderaj.

Lati në emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova dhe Klan Kosova FM deklaroi se kjo protestë është gjithëkombëtare.

“Aty ku folët shqip do të marrin pjesë nesër në sheshin Skenderbej. Përgatitjet kanë përfunduar të gjitha. Nesër, nga Skenderaj nisen 6 autobusa në orën 10 në mëngjes”, deklaroi ai.

Me anë të kësaj proteste do të kërkohet drejtësi për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Organizimi në fjalë ka marrë përkrahje edhe nga qeveria shqiptare./ Klankosova.tv.

The post Protesta “Unë jam UÇK” në Tiranë, Lati: Marrin pjesë nga krejt vendet ku folet shqip (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.