Protesta të mëdha në Francë – policia godet me shkelm një protestuese në Marseille

A shihni vija të drejta apo të lakuara në imazh?

Sot po mbahet një grevë e madhe ndërsindikaliste ndërsa në rrugë raportohet se kanë dalë midis 600 dhe 900 mijë njerëzve në qytetet e Francës.

Për shkak të protestave, të cilat janë organizuar në 250 vende të ndryshme, është paralizuar vendi në shumë sektor, raportojnë mediat franceze.

Një video e xhiruar para demonstratave në Marseille, e cila po shpërndahet gjerësisht në rrjetet sociale, tregon një polic duke e rrëzuar një protestuese në tokë me një goditje.

https://platform.twitter.com/widgets.js

Sipas Le Parisien, polici ka bërtitur “Ik që këtej”, përpara se njëri prej tyre ta shtynte protestuesen përtokë.

Në një përgjigje për AFP, komanda lokale e policisë deklaroi se pranë qendrës tregtare Terrasses du Port ishin mbledhur 200 protestues “me qëndrim armiqësor”.

“Në bazë të kësaj videoje, asgjë nuk bie ndesh me doktrinën për ruajtjen e rendit”, tha një burim policor për AFP.

Greva ka prekur kryesisht transportin publik, arsimin dhe shëndetësinë. Në shkollat fillore, çdo mësues i tretë ka hyrë në grevë ndërsa 98 për qind e barnatoreve i janë bashkuar mobilizimit, gjë që do ta ndërlikojë më tej jetën e përditshme të qytetarëve. /Telegrafi/