Mijëra qytetarë amerikanë kanë dalë në rrugë të shtunën për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj vendimeve të administratës së presidentit Donald Trump, raporton Gazeta Sinjali.
Demonstratat, të njohura me emrin “50501” – që simbolizon “50 protesta, 50 shtete, 1 lëvizje” – u zhvilluan në përvjetorin e 250-të të fillimit të Luftës Revolucionare Amerikane. Protestat u organizuan në shumë pika simbolike të vendit, përfshirë ambientet e jashtme të Shtëpisë së Bardhë, degët e kompanisë Tesla, dhe në qendra kryesore urbane, ka transmetuar BBC.
Në mesin e shqetësimeve të ngritura nga protestuesit ishte edhe rasti i Kilmar Abrego Garcias, i cili, sipas organizatorëve, ishte dëbuar në mënyrë të gabuar për në El Salvador. Shumë pjesëmarrës kërkuan rikthimin e tij në SHBA.
Këto protesta vijnë në një klimë të shtuar të aktivizmit politik në vend. Më herët gjatë prillit, demonstrata “Hiqi Duart” mblodhi dhjetëra mijëra pjesëmarrës në mbarë vendin, duke treguar se qytetarët amerikanë po mobilizohen gjithnjë e më shumë për të reaguar ndaj politikave të qeverisë.
Ndërkohë, një sondazh i fundit nga Instituti Gallup tregon se 45 për qind e votuesve amerikanë e aprovojnë performancën e Trumpit në çerekun e parë të mandatit aktual, një rritje krahasuar me 41 për qind në të njëjtën periudhë të mandatit të tij të parë.
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);