Protesta në Hagë, Rama: Me zemër jam atje, komandant

news image

Protesta e sotme në Hagë kundër padrejtësive ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka marrë përkrahje të fuqishme nga të gjitha anët e trojeve shqiptare dhe diasporës, por edhe nga niveli më i lartë politik në Shqipëri.

Kryeministri Edi Rama ka dërguar një mesazh publik për mikun e tij, ish-presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, i cili po gjykohet në Dhomat e Specializuara në Hagë.

“Me zemër e mendje jam edhe unë atje sot, Komandant,” shkroi Rama, duke i shprehur solidaritetin e tij Thaçit dhe gjithë të tjerëve që ndodhen në proces gjyqësor.

Protesta, e cila pritet të mbledhë mijëra pjesëmarrës nga mërgata dhe Kosova, nis sot nga ora 14:00 para Gjykatës Speciale në Hagë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/