E premte, 8 Gusht, 2025
spot_img
HomeLajmeProtesta më e madhe pa asnjë telash sigurie (VIDEO)

Protesta më e madhe pa asnjë telash sigurie (VIDEO)

Zyrtarët policorë, të angazhuar për mbarëvajtjen e protestës së veteranëve, detyrat i ndanë para nisjes së saj.

Ata iu dolën në pritje edhe qytetarëve të shumtë nga të gjitha komunat e Kosovës që me autobusë ishin organizuar të vinin në protestë.

Për uniformën që zyrtarët mbajnë veshur, dikush nga protestuesit që ka luftuar, u emocionua mjaft shumë.

Siç u paralajmërua ashtu edhe shkoi, në mënyrë krejt të qetë e pa incidente.

Një ndërhyrje e vetme qe, kur në sheshin Zahir Pajaziti një veturë hyri ilegalisht.

Nga Policia i thanë Klanit se nuk ka pasur asnjë telashe në krejt organizimin dhe se gjithçka ka shkuar sipas planit të parapërgatitur.

E kur përfundoi gjithçka, të gjithë ata që erdhën në mënyrë të organizuar, edhe kthimin e patën të njëjtë. /Klankosova.tv

The post Protesta më e madhe pa asnjë telash sigurie (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT