Më 14 shtator mërgata shqiptare e mbështetur nga kategoritë e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do ta vazhdojnë protestën kundër Speciales në Hagë të Holandës.
Lajmin e ka bërë të ditur ish-ushtari i UÇK-së, Uk Lushi, i cili tha se më 14 shtator 2025, Haga do të dëgjojë buçimën e zërit të popullit të Kosovës nga çdo cep i botës.
Lushi përmes një postimi të gjatë në rrjetin social, Facebook, theksoi se gjykatës do t’i thuhet se në emër të popullit të Kosovës nuk do të lejohet asgjë tjetër përpos drejtësisë dhe lirisë.
“Prandaj, populli i Kosovës, veteranët e UÇK-së dhe çdo njeri që e di drejtësinë e luftës, fatkeqësisht edhe ngase Kuvendi dhe institucionet e Kosovës nuk kanë kryer obligimet ta mbikëqyrin abuzimin legal të Prokurorisë dhe Gjykatës Speciale, kemi vendosur të vazhdojmë angazhimin qytetar duke protestuar dhe kërkuar nga Specialja lirimin sa më të shpejtë të formuesve të shtetit të Kosovës”, shkruhet ndër tjerash në reagimin e tij. /Klankosova.tv
The post Protesta kundër Speciales vazhdon më 14 shtator në Hagë appeared first on Klan Kosova.