Më 13 dhjetor, në Shkup do të mbahet protesta e katërt me radhë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, të cilët po gjykohen në Hagë.
Kjo protestë vjen pas tri paraprakeve, në Prishtinë, Hagë dhe Strasburg.
Me këtë rast, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickovski, i cili ka ngritur një shtab emergjent.
E kjo temë pikërisht u diskutua sot në edicionin më të ri të Kosova Today në Klan Kosova.
Sipas historianit Azdren Shala, ky hap i shtetit të RMV-së ka një domethënie.
“Nënteksti i kësaj është se nuk jeni të mirëseardhur”, deklaroi Shala.
Edhe me panelistët e tjerë gazetarin Ardian Gaxherrin dhe Afërdita Maliqin u zhvillua një diskutim goxha interesant lidhur me këtë temë.
Për t’i përcjellur nga afër përgatitjet e OVL-UÇK-së ka qenë edhe gazetarja e Klan Kosovës Qëndresa Tërshani.
Ajo pati deklaruar se ekziston edhe rreziku i arrestimit të veteranëve në kufi./ Klankosova.tv


