Sunday, February 22, 2026
spot_img
HomeLajmeProtesta e opozitës në Shqipëri, 17 persona të arrestuar dhe 35 të...

Protesta e opozitës në Shqipëri, 17 persona të arrestuar dhe 35 të tjerë nën hetim

52 persona janë shoqëruar në total pas protestës së opozitës të premten, më 20 shkurt.

TvKlan raporton se prej tyre 17 janë arrestuar, ndërsa 35 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.

Kujtohet se edhe ky tubim i PD-së u shënua me incidente. Protestuesit hodhën bomba molotov, ndërsa nga ana tjetër policia u kundërpërgjigj me ujë me presion dhe gaz lotsjellës.

Protesta e katërt kombëtare zgjati pak më shumë se 3 orë. Ndryshe nga herët e tjera, edhe kryedemokrati Sali Berisha iu bashkua turmës, me maskë anti-gaz dhe syze mbrojtëse.

Ai dënoi “sulmin ndaj selisë blu dhe veprimet e Policisë”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT