Një qytet japonez po shqyrton një propozim që do t’i kufizonte banorët në dy orë kohë para ekranit jashtë punës ose shkollës.
Masafumi Koki, kryebashkiak i Toyoake në Prefekturën Aichi, njoftoi se asambleja e qytetit së shpejti do të votojë për një projektligj që do t’i kufizonte banorët në dy orë përdorim të telefonave inteligjentë, tabletëve dhe kompjuterëve jashtë orarit të punës dhe detyrave shkollore.
Megjithatë, nuk do të ketë asnjë ndëshkim monetar apo penal për shkeljet e këtij udhëzimi.
“Kufizimi i përdorimit të përditshëm të telefonave inteligjentë në dy orë është vetëm një udhëzues”, tha Koki.
“Projektligji synon të promovojë masa për të parandaluar që banorët të vuajnë efekte negative në trupat dhe jetën e tyre të përditshme nga përdorimi i tepërt i telefonave inteligjentë.”
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!