“Propagandë dhe gënjeshtra”: Musliu thotë se Vuçiq po tenton të diskreditojë procesin zgjedhor në Kosovë

“Propagandë dhe gënjeshtra”: Musliu thotë se Vuçiq po tenton të diskreditojë procesin zgjedhor në Kosovë

Themeluesi i institutit “Octupus”, Agim Musliu, ka akuzuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për ndërhyrje në procesin zgjedhor në Kosovë përmes propagandës dhe dezinformatave.

Sipas Musliut, Vuçiq po përhap gënjeshtra rreth zgjedhjeve lokale në Kosovë, duke e konsideruar këtë si “ndërhyrje të drejtpërdrejtë në një proces të lirë dhe demokratik në një shtet sovran”.


“Vuçiq po përdor këtë provokim pjesërisht për ta shkarkuar mllefin mbi humbjen e mbrëmshme në futboll të Serbisë prej Shqipërisë, dhe pjesërisht për të tentuar të diskreditojë rregullsinë e zgjedhjeve në rast se gjërat për Listën Serbe nuk shkojnë si duhet”, ka shkruar Musliu.

Ai ka shtuar se deklaratat e Vuçiqit përputhen plotësisht me narrativën e mediave ruse, si RT Balkan, të cilat, sipas tij, “potencojnë një ‘nervozizëm të shqiptarëve’ për shkak të pjesëmarrjes së lartë të serbëve në votime”, me qëllim krijimin e përshtypjes së tensioneve ndëretnike.