E shtunë, 7 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmePronari i një restoranti në Vushtrri vodhi energjinë elektrike, zbulohet nga KEDS-i

Pronari i një restoranti në Vushtrri vodhi energjinë elektrike, zbulohet nga KEDS-i

Pronari i një restoranti në Vushtrri është kapur në flagrancë nga ekipet e kontrollit të KEDS-it duke e vjedhur energjinë elektrike.

Siç kanë bërë të ditur nga KEDS-i , keqpërdorimi i tij me energjinë elektrike është zbuluar meqë veprimin e kundërligjshëm e bënte përmes një kablloje elektrike duke e anashkaluar njehsorin elektrik.

Sipas njoftimit të KEDS-it i dyshuari detyrohet t’i kthejë kësaj kompanie mbi 17 mijë euro.

“Keqpërdorimi i energjisë elektrike është vepër penale dhe dënimi për keqpërdoruesit është me gjobë dhe deri në 3 vjet burgim”, thuhet ndër të tjera.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT