Pronarët e Chelseat u futën në dhomën e zhveshjes pas humbjes, Maresca zbulon arsyen

Pronarët e Chelseat u futën në dhomën e zhveshjes pas humbjes, Maresca zbulon arsyen

Pas humbjes zhgënjyese 3-1 ndaj Brightonit, pronarët dhe drejtorët sportivë të Chelseat kanë zbritur në dhomat e zhveshjes, duke ngritur dyshime për tension brenda skuadrës londineze.

Trajneri Enzo Maresca, megjithatë, e mohoi se ka vend për shqetësim. Italiani tha se ky veprim është rutinë pas çdo ndeshjeje.


“Ata kanë qenë brenda dhomës së zhveshjes si gjithmonë. Ne kemi një zyrë aty ku, pas çdo ndeshjeje, ulemi dhe flasim për lojën. Nuk është asgjë ndryshe”, deklaroi Maresca para gazetarëve.

Chelsea po kalon një periudhë të vështirë, pasi ka pësuar dy humbje në tri ndeshjet e fundit në të gjitha garat.

Kriza e formës rrit presionin mbi trajnerin Maresca, i cili duhet të gjejë zgjidhje të shpejta.

Në vazhdim, “Blutë” do të përballen me Benficën e Jose Mourinhos, ndërsa më pas i pret një ndeshje edhe më e vështirë kundër Liverpoolit.

Këto sfida pritet të jenë vendimtare për të parë nëse Chelsea do të rikthehet në rrugën e fitoreve apo nëse presioni do të thellohet edhe më shumë. /Telegrafi/