Prokurorja e Përgjithshme e SHBA-ve, Pam Bondi, mbrojti në Kongres mënyrën si Departamenti i Drejtësisë ka trajtuar dosjet e Jeffrey Epstein, duke e quajtur atë “përbindësh” dhe duke deklaruar se shpreson që bashkëpunëtorja e tij, Ghislaine Maxwell, “të vdesë në burg”.
Seanca katërorëshe u shoqërua me përplasje të ashpra mes demokratëve dhe republikanëve lidhur me redaktimin e dokumenteve dhe publikimin e emrave. Disa ligjvënës kërkuan më shumë transparencë, ndërsa Bondi i cilësoi kritikat si “teatër politik”.
Çështja e dosjeve të Epstein vazhdon të shkaktojë debat të fortë politik në SHBA, me thirrje për hetime të mëtejshme dhe sqarime shtesë nga autoritetet.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


