Është ngritur aktakuzë ndaj tre të pandehurve, P.T, A.G dhe M.A, për veprat penale “Fajdeja” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Sipas Prokurorisë Speciale, i pandehuri P.T. dhe A.G. akuzohen se gjatë viteve 2022-2023, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, kanë detyurar viktimën B.P, që të ndërmarrë veprime në dëm të pasurisë së tij.
Në aktakuzë, thuhet se P.T., e kishte autorizuar viktimën për shitjen e një lokali në pronësi të tij, duke e mashtruar se i ishte bllokuar llogaria bankare. Viktima kishte lidhur kontratë për shtijen e lokalit me A.G., në vlerë prej 150 mijë eurosh. A.G., me arsyetimin se nuk është realizuar kontrata, përmes kanosjes e ka detyruar viktimën të paguajë shuma të mëdha parash.
Ndërsa, M.A., e kishte detyruar B.P të paguaj tri herë më shumë sesa shumën e borxhit, të cilin viktima ishte detyruar ta merrte për shkak të gjendjes së rënduar financiare.
Viktima është dëmtuar në shumën mbi 100.000 mijë euro.
The post Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj tre personave për fajde dhe detyrim appeared first on Klan Kosova.