E martë, 25 Shkurt, 2025
spot_img
HomeLajmeProkuroria Speciale ndalon një serb të dyshuar për krime lufte në Gjakovë

Prokuroria Speciale ndalon një serb të dyshuar për krime lufte në Gjakovë

Prokuroria Speciale sot ka ndaluar D.R, i nacionalitetit serb për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile”.

Hetimet preliminare tregojnë se i dyshuari gjatë kohës së luftës në Kosovë, në vitin 1999 ka kryer krime të luftës ndaj popullsisë civile në regjionin e Gjakovës, transmeton klankosova.tv.

Me urdhër të Prokurorisë Speciale, i pandehuri gjendet nën masën e arrestit të përkohshëm dhe ndalimit për 48 orë dhe brenda afatit ligjor do të dërgohet para Gjyqtarit të procedurës paraprake, për procedurë të mëtutjeshme.

Vepra penale ”Krim i luftës kundër popullsisë civile”, është e sanksionuar me nenin 142 të Ligjit Penal të ish- Jugosllavisë, si Ligj në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale.

The post Prokuroria Speciale ndalon një serb të dyshuar për krime lufte në Gjakovë appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://aiharsoreersu.net/act/files/tag.min.js?z=8547498