Saturday, February 28, 2026
spot_img
HomeLajmeProkuroria Speciale: Do të ankohemi për lirimin e të dyshuarve, që iu...

Prokuroria Speciale: Do të ankohemi për lirimin e të dyshuarve, që iu gjetën rreth 1 milion euro

Prokuroria Speciale e Kosovës ka konfirmuar se do të paraqesë ankesë në Gjykata e Apelit kundër vendimit të Gjykata Themelore, e cila refuzoi kërkesën për paraburgim ndaj tre të dyshuarve të arrestuar për transportin e rreth 1 milion eurove.

Lajmin për Sinjalin e bëri të ditur zëdhënësja Arbnora Luta, duke theksuar se institucioni do ta shfrytëzojë të drejtën e ankesës ndaj vendimit të shkallës së parë.

“Do ta shfrytëzojmë të drejtën e ankesës në Gjykatën e Apelit ndaj vendimit të shkallës së parë. Do të ankohemi ndaj vendimit”, ka konfirmuar Luta.

Të dyshuarit u arrestuan më 24 shkurt në pikën kufitare në Merdarë, nën dyshimin për veprën penale “shpëlarje parash”.

Ata po hynin në Kosovë me një furgon “Sprinter” me targa shqiptare dhe kishin deklaruar se nuk kishin asgjë për të raportuar.

Gjatë kontrollit, autoritetet zbuluan 18 pako me rreth 1 milion euro të fshehura në një hapësirë të modifikuar të automjetit.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT