Prokuroria Speciale: Arrestimi i Fatmir Shehollit u krye me asistencë të AKI-së

Prokuroria Speciale: Arrestimi i Fatmir Shehollit u krye me asistencë të AKI-së

Prokuroria Speciale ka dalë me njoftim lidhur me arrestimin e Fatmir Shehollit, i dyshuar për veprën penale “Spiunazhi”.

Sipas Prokurorisë, operacioni i arrestimit është kryer edhe me asistencë të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, transmeton Klankosova.tv.

“Pas zhvillimit të hetimeve disa mujore, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, të enjten hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Policinë e Kosovës kanë arrestuar F.SH., nën dyshimet për veprën penale “Spiunazh”. I dyshuari F.SH., është arrestuar në regjionin e Prishtinës, nën dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale “Spiunazh”, nga neni 124 paragrafi 3 të KPRK-së. Operacioni i arrestimit është kryer edhe me asistencë të Agjencisë së Kosovës pë Inteligjencë”, thuhet në njoftim.

Me aktvendim të Prokurorisë Speciale, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, dhe nga njësitet relevante të Policisë së Kosovës janë duke u kryer bastisje në vendbanimin e të dyshuarit, me qëllim të sigurimit edhe të provave të tjera materiale.

“Prokuroria Speciale e Kosovës, në bashkëpunim dhe koordinim me Policinë e Kosovës, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe ligjet në fuqi, për të cilat publiku do të njoftohet në kohë”.

Fatmir Sheholli arrestohet nën dyshimet për përfshirje në spiunazh

The post Prokuroria Speciale: Arrestimi i Fatmir Shehollit u krye me asistencë të AKI-së appeared first on Klan Kosova.