Prokuroria në Gjakovë kërkon paraburgim për dy të dyshuar për narkotikë

Foto ilustruese, paraburgim

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka marrë aktvendim për fillimi e hetimeve dhe ka paraqitu, kërkesë në Gjykatë për paraburgim prej një muaj ndaj të pandehurve me inicialet L.B., dhe A.SH.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se të dy të pandehurit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge”.

I pandehuri L.B. dyshohet se më 13 shtator në rrugën “Hysni Dobruna” në Gjakovë pa autorizim ka poseduar me qëllim të shitjes apo shpërndarjes substanca apo preparate narkotike.

“Pas marrjes së informacioneve hetuesit e DHTN shkojnë në vendin e lartcekur, ku vërejnë të pandehurin duke qëndruar në automjetin “Citroen C2” ashtu që në automjet gjejnë një qese najloni me substancë të dyshuar narkotik i llojit marihuanë në peshë prej 2.36 gr dhe me qëllim të kontrollimit dhe sigurimit të provave, nga ana e hetuesve në mënyrë urgjente është kryer kontrolli dhe bastisja në banesën e të pandehurit, me ç’rast është gjetur një qese najloni me substancë të dyshuar narkotik i llojit marihuanë në peshë prej 58.13 gr dhe para në shumën prej 35 euro, të cilat janë sekuestruara nga hetuesit policer”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, i pandehuri tjetër A.Sh. ishte kapur nga policia më 14 shtator derisa në rrugën “Aqif Blyta” në Gjakovë, dhe kishte substanca narkotike.

“Në atë mënyrë që pas marrjes së informacioneve dhe me qëllim të kontrollimit dhe sigurimit të provave, nga ana e hetuesve DHTN në mënyrë urgjente është kryer kontrolli dhe bastisja në shtëpinë e të pandehurit, me ç’rast është gjetur një qese najloni me substancë të dyshuar narkotik i llojit marihuanë në peshë prej 0.84 gr dhe një qese najloni po ashtu me substancë të dyshuar narkotik i llojit marihuanë në peshë prej 7.78 gr, një peshore digjitale dhe para në shumën prej 190 euro, të cilat janë sekuestruara nga hetuesit policor”, thuhet në njoftim. /Klankosova.tv

The post Prokuroria në Gjakovë kërkon paraburgim për dy të dyshuar për narkotikë appeared first on Klan Kosova.