E enjte, 22 Maj, 2025
spot_img
HomeLajmeProkuroria merr masa ndaj qytetarit që po gërmonte pa leje në Leposaviq,...

Prokuroria merr masa ndaj qytetarit që po gërmonte pa leje në Leposaviq, ndalon përdorimin e mjeteve motorike

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka njoftuar se ka lëshuar një urdhër të përkohshëm ndalues për mjetet motorike që iu janë konfiskuar të dyshuarit S.V., pasi ai po zhvillonte aktivitete të gërmimit të shkëmbinjve në fshatin Popovcë të Leposaviqit me makineri të rëndë, pa leje përkatëse, raporton Gazeta Sinjali.

Një kamion i markës Volvo 380, ngjyrë e kaltër, me targa vendore regjistrimi dhe një bager Ulta 150 L, ngjyrë e verdhë pa dokumente, janë mjetet që janë ndaluar përkohësisht.

Ndaj të dyshuarit S.V., është hapur një rast për veprën penale “Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit”.

Prokuroria ka theksuar se është e angazhuar në luftimin e veprave penale që kërcënojnë mjedisin dhe do të vazhdojë të ndjekë penalisht çdo individ që shkakton dëm në natyrë dhe pasurinë e përbashkët.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT