E hënë, 9 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmeProkuroria jep detaje për shpërthimin në Zubin Potok

Prokuroria jep detaje për shpërthimin në Zubin Potok

Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar mbrëmjen e sotme në fshatin Varagë të Zubin Potokut, me ç’rast është dëmtuar kanali i ujit të Ibër-Lepencit. Zëdhënësi i Prokurorisë në Mitrovicë, Valon…

Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar mbrëmjen e sotme në fshatin Varagë të Zubin Potokut, me ç’rast është dëmtuar kanali i ujit të Ibër-Lepencit.

Zëdhënësi i Prokurorisë në Mitrovicë, Valon Preteni, ka bërë të ditur se prokurori është në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, si edhe me Prokurorinë Speciale dhe Njësinë antiterrorit.

“Po, në vendin e ngjarjes ka dalur menjëherë prokurori kujdestar bashkë me ekipet e Policisë, është në kontakt dhe bashkëpunim edhe me Prokurorinë Speciale dhe Njësinë e Antiterrorit. Është duke u punuar për zbardhjen e këtij rasti”, tha ai.

Ndërkohë për shkak të këtyre pasojave KRU “Mitrovica” ka ftuar banorët që të sigurojnë rezerva të ujit të pijshëm.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT