Wednesday, March 18, 2026
spot_img
HomeLajmeProkuroria jep detaje për aksionin në ARBK: Po zhvillohet për falsifikim të...

Prokuroria jep detaje për aksionin në ARBK: Po zhvillohet për falsifikim të dokumenteve dhe keqpërdorim të pozitës

Prokuroria Themelore në Prishtinë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë zhvilluar të mërkurën aksion në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës, e cila vepron në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.  

Sipas njoftimit, bastisja është kryer nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” si dhe veprën penale ‘’Rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve”.

Prokuroria nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me bastisjet, derisa ka paralajmëruar se për zhvillimet e mëtejme do të ketë njoftime të tjera.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT