E enjte, 27 Shkurt, 2025
spot_img
HomeShowbizProkuroria jep detaje: Me Hekuran Nikçin u intervistua edhe Naim Shalaku, u...

Prokuroria jep detaje: Me Hekuran Nikçin u intervistua edhe Naim Shalaku, u ndaluan për 48 orë

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dhënë detaje lidhur me intervistimin e kryeinspektorit të Inspektoratit Qendror të Punës, Hekuran Nikçi.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se prokuroria e ka intervistuar sot bashkë me Nikçin edhe Naim Shalakun, ushtrues detyre i menaxherit të Njësisë për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore në Inspektoratin Qendror të Punës.

Ndër tjera theksohet se të dy këta u ndaluan për 48 orë, pasi dyshohet se kanë kryer veprat penale ” Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Cenimi i të drejtave nga marrëdhënia e punës”, si dhe “Përdorimi i paautorizuar të pasurisë”.

“Janë intervistuar të dyshuarit Hekuran Nikçi, Kryeinspektor i Inspektoratit Qendror të Punës në Republikën e Kosovës dhe Naim Shalaku, U.D Menaxher i Njësisë për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore në Inspektoratin Qendror të Punës, të cilët me Urdhër të Prokurorit të Shtetit nga Departamenti për Krime të Rënda, janë ndalur për 48 orë, për shkak të dyshimit të bazuar se, i dyshuari Hekuran Nikçi i ka kryer veprat penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 paragrafi 1 të KPRK-së, Cenimi i të drejtave nga marrëdhënia e punës nga neni 218 të KPRK-së dhe Përdorimi i paautorizuar të pasurisë nga neni 420 të KPRK-së, ndërsa i dyshuari Naim Shalaku, për shkak të dyshimit të bazuar se i ka kryer veprat penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 paragrafi 1 të KPRK-së dhe Cenimi i të drejtave nga marrëdhënia e punës në vazhdimësi nga neni 218 lidhur me nenin 77 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Ndaj tyre, Prokurori i Shtetit, brenda afatit ligjor do të paraqesë masën për sigurimin e pranisë së të pandehurve në procedurë, tek Gjyqtari i Procedurës Paraprake të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://shoukigaigoors.net/act/files/tag.min.js?z=8547498