Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka autorizuar Policinë e Kosovës për grumbullimin e informatave dhe provave lidhur me situatën alarmante të krijuar në Komunën e Prishtinës si rezultat i mungesës së trajtimit të mbeturinave, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas njoftimit zyrtar, Prokurori i Shtetit, në cilësinë e Koordinatorit kundër krimeve mjedisore, ka kërkuar nga njësia për hetimin e krimeve mjedisore në Prishtinë që të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme në drejtim të veprës penale “Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit”, të paraparë me nenin 338 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Prokuroria ka theksuar se mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe në trajtimin me prioritet të çështjeve që prekin mbrojtjen e mjedisit dhe interesin publik, duke theksuar se situata në Prishtinë është shqetësuese dhe kërkon veprim të menjëhershëm institucional.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);