E martë, 12 Gusht, 2025
spot_img
HomeLajmeProkuroria e konfirmon: Xhemajl Nuhiu në arrati për vrasjen në Hajvali

Prokuroria e konfirmon: Xhemajl Nuhiu në arrati për vrasjen në Hajvali

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmë në Hajvali të Prishtinës, ku Muhamet Matoshi mbeti i vrarë.

Lidhur me rastin, është deklaruar Prokuroria Themelore e Prishtinës.

Në njoftimin e organit të akuzës, thuhet se i dyshuari Xhemajl Nuhiu, është në arrati.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se me datë 11.08.2025, rreth orës 22:00, një ngjarje tragjike ka ndodhur ne lagjen Hajvali të Prishtinës, ku një person M.M., është qëlluar me armë zjarri. Viktima u dërgua menjëherë në Qendren Klinike Universitare të Kosoves, ku mjekët e konstatuan vdekjen e tij pa shenja jete”, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv

“Menjëherë pas marrjes se informatës, njësitet relevante te Policise se Kosoves, në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorin e shtetit, kanë dalë në vendngjarje dhe kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore. Si rezultat i veprimeve të deritanishme hetimore, është identifikuar autori i dyshuar, Xhemajl Nuhiu, i cili aktualisht është në arrati dhe po kërkohet nga organet e rendit. Prokuroria Themelore në Prishtinë, mbeten e përkushtuar në zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit dhe sjelljen para drejtësisë të autorit të kësaj vepre të rëndë penale”.

The post Prokuroria e konfirmon: Xhemajl Nuhiu në arrati për vrasjen në Hajvali appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT