Friday, April 3, 2026
spot_img
HomeLajmeProkuroria demanton Faton Pecin: Kallëzimi nuk lidhet me grantet në bujqësi

Prokuroria demanton Faton Pecin: Kallëzimi nuk lidhet me grantet në bujqësi

Ish-ministri dhe kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, pretendoi se kallëzimi penal për grantet në bujqësi ishte hedhur poshtë, por Prokuroria Speciale sqaron se rasti i hedhur poshtë lidhet me ushtrimin e dy funksioneve në Kuvend dhe Qeveri, jo me keqpërdorim të granteve.

“Prokuroria e Republikës së Kosovës sqaron opinionin publik se rasti për të cilin po raportohet se është hedhur kallëzimi penal ndaj F.P.,  nuk ndërlidhet me hetimet që janë duke u zhvilluar lidhur me dyshimet për keqpërdorim të granteve në sektorin e bujqësisë.

Rasti në fjalë ka të bëjë me një kallëzim penal të paraqitur nga subjekti politik LDK, i cili ndërlidhet me çështjen e ushtrimit të dy funksioneve në Kuvendin dhe Qeverinë e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT