Monday, January 26, 2026
spot_img
HomeLajmeProkuroria autorizon policinë në Drenas pas mospërputhjeve të rezultateve të zgjedhjeve

Prokuroria autorizon policinë në Drenas pas mospërputhjeve të rezultateve të zgjedhjeve

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar Policinë e Kosovës për të nisur grumbullimin e provave lidhur me mospërputhjet që janë vërejtur pas rinumërimit të votave në komunën e Drenasit për zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025.

Sipas Prokurorisë, janë identifikuar diferenca të dyshimta në rezultatet e kandidatëve për deputet, duke kërkuar verifikimin dhe sigurimin e provave për shkeljet e mundshme.

Prokuroria po monitoron gjithashtu procesin e rinumërimit edhe në komunat tjera dhe do të shqyrtojë mundësinë e autorizimeve të tjera për grumbullimin e provave pas përfundimit të procesit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT