Thursday, March 19, 2026
spot_img
HomeLajmeProkuroria autorizon hetim ndaj zyrtarëve të QPS në Lipjan për rastin e...

Prokuroria autorizon hetim ndaj zyrtarëve të QPS në Lipjan për rastin e 5-vjeçarit

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar Policinë e Kosovës për ndërmarrjen e veprimeve shtesë hetimore lidhur me rastin e keqtrajtimit të një fëmije 5-vjeçar në Lipjan.

Hetimet synojnë të përcaktojnë përgjegjësinë e mundshme të zyrtarëve të Qendrës për Punë Sociale dhe të personave të tjerë kompetentë që mund të kenë ndikuar në këtë rast.

Prokuroria theksoi se mbetet e përkushtuar në ndjekjen e rasteve që lidhen me mbrojtjen e fëmijëve.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë ka lëshuar autorizim Policisë së Kosovës për ndërmarrjen e veprimeve shtesë lidhur me rastin e keqtrajtimit të fëmijës 5 vjeçar në komunën e Lipjanit. Qëllimi i këtij autorizimi lidhet me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore për të identifikuar përgjegjësinë eventuale të zyrtarëve të Qendrës për Punë Sociale në Lipjan, apo zyrtarëve tjerë kompetent të kësaj komune, që kanë pasur kontribut direkt apo indirekt në shkaktimin e pasojave në këtë çështje konkrete”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

“Prokurori i shtetit, me përkushtim të lartë kujdeset për të ndjekur kryerësit e mundshëm e veprave penale dhe për të zbardhur kryerjen e këtyre veprave, e me theks të veçantë në rastet kur kemi të bëjmë me mbrojtjen e fëmijëve, si një kategori e ndjeshme e shoqërisë”, përmbyllet njoftimi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT