Prokurori i Shtetit njofton publikun se gjatë 24 orëve të fundit, prokuroritë themelore kanë ngritur 42 aktakuza kundër 49 individëve për kryerjen e veprave të ndryshme penale.
Gjithashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë arrestuar 11 persona të dyshuar për shkelje të ndryshme të ligjit.
Prokuroria Themelore në Prishtinë: Gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar tre persona për vepër penale, si dhe ka ngritur shtatë aktakuza kundër nëntë personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren: Gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një person të dyshuar.
Prokuroria Themelore në Pejë: Gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy persona në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka ngritur katërmbëdhjetë aktakuzë ndaj gjashtëmbëdhjetë personave.
Prokuroria Themelore në Gjilan: Gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur nëntë aktakuza, kundër nëntë personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjakovë: Gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar katër persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe ka ngritur ka ngritur shtatë aktakuza, kundër dhjetë personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë: Gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur katër aktakuza kundër katër personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ndaluar një person të dyshuar dhe ka ngritur një aktakuzë kundër një personi.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


