Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, dhe Prokurori i Përgjithshëm i shtetit, Rob Bonta, kanë paditur Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, për urdhrin e tij që autorizon federalizimin dhe dislokimin e Gardës Kombëtare në Los Angeles, shkruan Gazeta Sinjali.
Padia u dorëzua si reagim ndaj dislokimit të 2,000 trupave për 60 ditë, pa pëlqimin e autoriteteve shtetërore. Sipas guvernatorit dhe prokurorit, ky veprim përbën një shkelje të rëndë të Kushtetutës amerikane, duke cënuar të drejtat e shteteve sipas Amendamentit të Dhjetë.
“Presidenti po përpiqet të prodhojë krizë për qëllime politike,” deklaroi Bonta, duke e cilësuar veprimin si “abuzim të pastër me autoritetin presidencial”. Padia kërkon nga gjykata të bllokojë zbatimin e urdhrit ekzekutiv të Trumpit, të cilin autoritetet e Kalifornisë e quajnë të paligjshëm dhe të pashembullt.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!