Wednesday, April 1, 2026
spot_img
HomeLajmeProkopi: Kosova ishte superiore ndaj Turqisë në fushë (VIDEO)

Prokopi: Kosova ishte superiore ndaj Turqisë në fushë (VIDEO)

Gazetari nga Shqipëria, Mantho Prokopi ka komentuar eliminimin e Kombëtares së Kosovës nga kualifikimi i saj në Kupën e Botës.

Në emisionin “Ora Shtatë”, Prokopi tha se Dardanët ishin superiorë ndaj Turqisë në fushë, andaj, sipas tij, humbja e mbrëmshme nuk dhemb dhe aq, transmeton Klankosova.tv.

“Përfaqësuesja e Kosovës, jo vetëm në fushatën kualifikuese të Botërorit, por edhe në Ligën e Kombeve më herët është një përfaqësuese që dhuroi paraqitje shumë të mira, ndoshta edhe surpriza. Mposhti dy herë Suedinë, Slloveninë e Sllovakinë. Edhe në finalen që e kishte me Turqinë, të thënë të vërtetën edhe pse Turqia ishte një emër shumë i madh, me atë që e pash në fushë mbrëmë, diferenca ishte minimale, dhe Kosova ishte më superiore se Turqia në fushë”, tha Prokopi në Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT