Tuesday, April 7, 2026
spot_img
HomeLajmeProjektligji i Lojërave Mesdhetare “merr aminin”, dërgohet në Kuvend (VIDEO)

Projektligji i Lojërave Mesdhetare “merr aminin”, dërgohet në Kuvend (VIDEO)

Në vitin 2030, miliona sy do të drejtohen kah Prishtina.

Kryeqyteti do te jetë nikoqir i shumë garuesve pjesëmarrës në Lojërat Mesdhetare, raporton Klan Kosova.

Për organizmin sportiv më të madh që ka bërë Kosova ndonjëherë, Projektligji me pajtueshmëri të plotë me 7 vota pro dhe asnjë abstenim, nga Komisioni parlamentar u dërgua në Kuvend për lexim të parë.

Për edicionin e 21-të të këtyre lojërave u kërkua edhe shfrytëzimi i fondeve publike.

Votimi i këtij ligji pritet të bëhet në seancën e radhës së Kuvendit të Republikës së Kosovës. /Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT