Projekti unik i Ferizajt, drejt përfundimit

Projekti unik i Ferizajt, drejt përfundimit

Zëdhënësi i komunës së Ferizajt, Selim Marevci ka folur për njërin prej projekteve më të mëdha që po ndërtohen në qytet.

Ky projekt i gjelbër, sipas Marevcit, ka për qëllim të gërshetojë të gjitha moshat, dhe të tërheq turizmin, transmeton Klankosova.tv.

“Gjendemi në një prej projekteve më të mëdha që po ndodhin në komunën e Ferizajt, mirëpo me bindje të plotë them se është njëri prej projekteve më unike që ka jo vetëm Ferizaj, po në nivel të Republikës së Kosovës, sepse është projekt që ka synim të gjelbrën në komunë, mirëpo jo vetëm. Kjo hapësirë qindra hektarëshe do të përbëhet nga shumë drunj dekorativ, dhe do të vendosen mijëra drunj. Kemi shtigje të ecjeve, të vrapimeve, do vendoset këndi i lojërave për fëmijë, do ketë dhe stol për të moshuar. Pra do të gërshetohen të gjitha moshat. E mira është që edhe Ferizaj shihet i gjithi nga këtu”, u shpreh Marevci për “Ora Shtatë”.

Marevci tha se ky projekt po ndërtohet nga të hyrat vetanake të komunës, derisa shtoi se vlera e tij shkon rreth 2 milionë euro.

The post Projekti unik i Ferizajt, drejt përfundimit appeared first on Klan Kosova.