E hënë, 28 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeProjekti komunal, punët pafund vështirësojnë jetën e banorëve (VIDEO)

Projekti komunal, punët pafund vështirësojnë jetën e banorëve (VIDEO)

Punimet që fillimisht u nisën për të lehtësuar jetën e banorëve, tani ua kanë vështirësuar edhe më shumë përditshmërinë. Banorët e rrugës “Rrustem Dragusha” në fshatin Prugoc të Prishtinës që nga tetori i vitit të kaluar përballen me vështirësi serioze për t’u kyçur në rrugën kryesore, si pasojë e ndërtimit të kanalit të ujërave të zeza dhe rrëshqitjeve të dheut.

Situata është përkeqësuar aq shumë, saqë një familje tashmë e ka të bllokuar hyrjen në oborrin e shtëpisë, ndërsa banorët druajnë se e njëjta mund t’u ndodhë edhe fqinjëve të tyre.

Shqetësimi më i madh, sipas tyre, është rreziku që paraqet kanali i hapur për fëmijët që kalojnë çdo ditë pranë tij. Gjatë ditëve me temperatura të larta, kundërmimi nga kanalizimi e bën edhe më të vështirë qëndrimin jashtë shtëpive.

Banorët kritikojnë Komunën e Prishtinës, duke e akuzuar për mosangazhim dhe zvarritje të punimeve. Ndërkohë, nga Komuna është premtuar se së shpejti do të shqyrtohet gjendja në terren.

Zyrtarë komunalë kanë deklaruar se nëse kompania kontraktuese del të jetë shkaktare e kësaj situate, do t’i jepet një afat për përmirësimin e gjendjes, ose do të detyrohet ta rikthejë zonën në gjendjen e mëparshme. /Klankosova.tv

The post Projekti komunal, punët pafund vështirësojnë jetën e banorëve (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT